Puna juaj flet.
Ne e vërtetojmë.

Mblidhni referenca të verifikuara nga ish-punëdhënësit tuaj dhe ndajini me një link të vetëm sa herë që aplikoni. Pa lista me numra telefoni, pa telefonata të panumërta dhe pa pritje.

Falas për punëkërkuesit, gjithmonë. Paguajnë vetëm punëdhënësit.
Pse Verifikime

Puna juaj e mirë meriton më shumë se një telefonatë e shpejtë.

Sot, referencat jepen me gojë, me vonesë dhe shpesh nuk vlerësohen fare. Me Verifikime, ato bëhen pjesë e profilit tuaj profesional.

Pa lista me numra telefoni

Nuk keni pse ta shqetësoni ish-punëdhënësin tuaj me telefonata nga punëdhënës të panjohur. Ai shkruan referencën një herë.

Një referencë, shumë aplikime

Referenca që merrni sot mbetet në profilin tuaj dhe ju shërben për çdo aplikim të ardhshëm, pa e kërkuar sërish.

Besueshmëri që duket

Çdo referencë vjen direkt nga ish-punëdhënësi, me numër telefoni të verifikuar. Punëdhënësi i ri e sheh këtë menjëherë dhe ju beson më shpejt.

Si funksionon

Katër hapa, dhe referencat tuaja janë gati.

Gjithçka bëhet nga telefoni, në pak minuta.

01

Krijoni profilin

Regjistrohuni me Facebook, Google ose Apple. Pa fjalëkalime të reja dhe pa dokumente.

02

Shtoni përvojën e punës

Vendi i punës, roli dhe periudha. Për shembull: bariste te Kafe Qendra, 2023–2025.

03

Ftoni referuesit

Shkruani emrin dhe numrin e ish-punëdhënësit. Ai merr një SMS me link dhe plotëson referencën nga telefoni.

04

Ndani linkun

Për çdo aplikim krijoni një link, zgjidhni cilat referenca shfaqen dhe dërgojeni te punëdhënësi.

Për ish-punëdhënësin tuaj

Një referencë në 30 sekonda. Pa llogari, pa formularë të gjatë.

Referuesi juaj merr një SMS me link, hap faqen në telefon dhe përgjigjet me një prekje për çdo pyetje. Pyetjet përshtaten me rolin tuaj, nga barista te kamarieri.

Çdo vlerësim ka përshkrim të qartë, nga „vonohet shpesh“ te „gjithmonë në kohë“.
Numri i referuesit verifikohet kur ai e dërgon referencën.
Ju nuk mund ta ndryshoni referencën, dhe pikërisht kjo e bën atë të besueshme.
Kontrolli juaj

Ju vendosni kush i sheh referencat tuaja.

Krijoni një link të veçantë për çdo aplikim. Referencat janë tuajat dhe ju i ndani vetëm me ata që zgjidhni.

Zgjidhni cilat referenca përfshihen në çdo link.
Vendosni afat skadimi ose çaktivizojeni linkun kur të doni.
Shihni kush e ka hapur linkun dhe kur.
Lexoni çdo referencë që merrni në profilin tuaj.
Privatësia

Të dhënat tuaja trajtohen me kujdes.

Ruajmë vetëm atë që nevojitet për të vërtetuar se jeni ju. Asgjë më shumë.

Pa dokumente identiteti

Nuk ju kërkojmë pasaportë apo kartë identiteti. Për profilin mjaftojnë emri dhe adresa e emailit.

Ju vendosni në çdo hap

Asgjë nuk ndodh pa miratimin tuaj, as verifikimi, as ruajtja e referencave, as linqet që ndani.

Ruajtje në Bashkimin Evropian

Të dhënat ruhen në serverë brenda BE-së, sipas standardeve të GDPR-së.

Eksport dhe fshirje

Mund t’i shkarkoni ose t’i fshini të dhënat tuaja në çdo kohë, direkt nga profili.

Pyetje të shpeshta

Çfarë duhet të dini

Sa kushton për mua?

Asgjë. Profili, ftesat për referuesit dhe linqet janë falas për punëkërkuesit, gjithmonë.

A duhet të paguaj kur punëdhënësi hap linkun tim?

Jo. Nëse punëdhënësi dëshiron t’i lexojë referencat tuaja, ai paguan vetë, me një pagesë të vetme ose me abonim mujor. Për ju nuk ndryshon asgjë.

A mund t’i lexoj referencat që marr?

Po. Çdo referencë shfaqet në profilin tuaj. Referuesit e dinë këtë që para se të shkruajnë.

A mund ta ndryshoj apo ta fshij një referencë?

Nuk mund ta ndryshoni përmbajtjen e saj, por mund të vendosni nëse shfaqet ose jo në një link. Vetëm referuesi mund ta tërheqë referencën, dhe atëherë ajo hiqet nga të gjithë linqet.

Po nëse ish-punëdhënësi im nuk përgjigjet?

Ai merr një kujtesë me SMS. Nëse sërish nuk përgjigjet, mund të ftoni një koleg ose një drejtues tjetër nga i njëjti vend pune.

Aplikimi juaj i ardhshëm fillon me një link.

Krijoni profilin sot dhe ftoni referuesin e parë. Për punëkërkuesit është falas.